15 viktima dhe mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 15 pacientë.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë realizuar 3, 143 testime, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 1, 039 raste.
Autoritetet shëndetësore i bëjnë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat për parandalimin e koronavirusit, pasi situata mbetet ende serioze.
Ndërkohe Instituti i Shëndetit Publik, regjistroi 998 pacientë të shëruar nga koronavirusi.
Sakaq që nga fillimi i pandemisë deri më tani, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 20, 711 raste aktivë.