15 vjeçarit shqiptar nuk i mbajnë më nervat, kryen “masakër” në mes të qytetit dhe largohet, zbulohet më pas përmes facebook-ut

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar adoleshent, vetëm 15 vjeç, padi dyshohet se ka therur me thikë dy vëllezër italianë, në qendrën historike të Xhenovas.

Karabinierët kanë prangosur 15-vjeçarin me origjinë nga Shqipëria, nën akuzën e tentativës së vrasjes. Sipas skemës së rindërtuar nga ana e prokurorëve, i riu dyshohet se ka qëlluar me thíkë dy italianë, më datë 18 korrik 2020.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën historike të qytetit. Dy vëllezërit italianë, përkatësisht 22 dhe 18 vjeç, po pinin në një klub nate, kur nisën të gríndeshin me një shqiptar.

Gríndjes iu është bashkuar edhe i mituri, që ka goditur njërin vëlla në bark dhe tjetrin në shpinë. Autori i dyshuar u zbulua edhe falë faktit se ai dhe të rinjtë e përfshirë në konflikt kanë shkëmbyer biseda në rrjetin social “Facebook”.

SHKARKO APP