150 viktima në Greqi, koronavirusi i merr jetën edhe ish-ministrit të Shëndetësisë
Ka shkuar në 150 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi. Mësohet se ka humbur betejën me këtë virus edhe ish-ministri grek i shëndetësisë Dhimitris Kremastinos.
Mediat raportojnë se Kremastinos ndodhej ne shpital prej më shumë se 1 muaj pasi kishte dhe komplikacione në rrugët e frymëmarrjes. Klasa politike greke shprehu ngushëllimet e saj për vdekjen e tij.
Kujtojmë se Kremastinos ishte mjek në profesion. Ai ka qenë ministër në qeverinë e Pasok dhe deputet i zonës së Dodekanezit në parlamentin grek.