16 vite rrjesht i çonte lule në varr, por zbulon të paimagjinuarën

Kur ajo që ti mendon rezulton se nuk ka qenë gjithmonë ashtu sic ke besuar, të trishton. Kjo i ka ndodhur një personi i cili për plot gjashtëmbëdhjetë vite me radhë i ka çuar lule dhe është lutur për shpirtin e vjehrrit.

Por një ditë ai papritur zbulon se në atë varr prehej dikush tjetër.

Ky është rasti i një gruaje në Itali, e cila pak ditë mori lajmin nga autoritetet në komunën e Milanos, për zhvarrimin e trupit të të ndjerit për ta zhvendosur diku tjetër. Por familja e V.L. është përballur me kufomën e një gruaje sapo është hapur arkivoli.

Njeriu i tyre i dashur kishte ndërruar jetë në qershor të vitit 2002 dhe që prej asaj dite, ata e kishin vizituar shpesh varrin pa e ditur se në të prehej një e panjohur.

Familja ka bërë denoncimin në polici dhe në Zyrën e Shërbimeve Funerale për gjetjen e eshtrave të të afërmit të tyre.

SHKARKO APP