16-vjeçarja filmon vdekjen e saj në një video live

Një adoleshente ka transmetuar live vdekjen e saj, ndërsa filmonte veten dhe një shoqe duke i dhënë makinës në Ukrainë. Sofja Magerko, 16 vjeç dhe Dasha Medvedeva, 24 vjeç po ecnin me shpejtësi dhe të dehura kur makina e tyre u përplas me një shtyllë dritash. Sofja, e cila është fituese e një gare bukurie në qytetin e saj Izyum, mbeti e vdekur menjëherë, sipas njoftimeve të policisë. Ndërsa shoqja e saj ka vdekur rrugës për në spital. Në video tregohet moment kur dy vajzat, disa sekonda para përplasjes pinin pije alkoolike dhe duke qeshur shpreheshin se sa shumë po e shijonin jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?