169 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Greqi
Bota E Martë, 8 Shtator 2020 21:34
Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 169 raste të reja dhe ka humbur jetën një person.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në vendin fqinj janë konfirmuar pozitive me Covid 11 832 persona, mes të cilëve 290 kanë humbur jetën.
Ndër të tjera gjatë orëve të fundit betejën me Covid e kanë fituar 164 persona duke e çuar në 3,804 numrin e të shëruarve.