17 mars 2024, largimi i Putinit nga pushteti?

17 marsi i vitit 2024 është caktuar si datë e zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në Rusi. Për herë të parë banorët e rajoneve Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhya dhe Kherson të Ukrainës që u aneksuan nga Rusia vitin e kaluar do të marrin pjesë në votim.

Presidenti rus Vlaidmir Putin ende nuk ka shpallur zyrtarisht kandidimin për një mandat të 5-të. Sipas ligjit, Putin ka të drejtë të kërkojë edhe dy mandate të tjera 6-vjeçare çka do ta lejojë atë të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036.

Ende është e paqartë se cilët do jenë kundërshtarët e tij në garën presidenciale, por veç 2 persona kanë shprehur ambiciet e tyre për të drejtuar shtetin me sipërfaqen më të madhe në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?