17-vjeçari ndërroi jetë nga plumbat e Policisë, Presidenti Macron: E pafalshme

Placeholder Image

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, thotë se vdekja e një adoleshenti nga policia është e pafalshme. Komentet e tij vijnë pasi protestat për vrasjen përfshinë rajonin e Parisit gjatë natës së shkuar.

“Kemi një adoleshent që është vrarë. Është e pashpjegueshme, e pafalshme”, tha Macron. Nahel, 17-vjeç u qëllua të martën në makinën e tij, pasi nuk ndaloi kur u urdhërua.

Një video që qarkullon në rrjetet sociale, tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Adoleshenti vdiq si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Vrasja e Naelit nxiti një seri protestash.

SHKARKO APP