17 vjeçarja sulmohet seksualisht tre herë brenda një ore
Një vajzë 17-vjeçare u sulmua seksualisht tre herë nga njerëz të ndryshëm brenda një ore pas mesnate.
Viktima e pretenduar nuk ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa rastet i ndodhën pas ndarjes nga miqtë e saj në Tower Hamlets, në lindje të Londrës, ku ata kishin qenë në një klub nate.
Policia tha se seria e sulmeve ndodhi kur vajza po përpiqej të kthehej në shtëpi nëpërmjet Londrës qendrore.
Nuk ka dëshmi që të bëjnë të mendosh se sulmuesit e dyshuar kishin ndonjë lidhje midis tyre dhe vajza ishte thjesht një viktimë e fatkeqësisë ekstreme.
Sidoqoftë, policia është ende duke mbledhur dëshmi për atë që ndodhi, ndërsa viktima do të merret në pyetje kur të rimëkëmbet.
/
KOHA JONË SONDAZH

