Një film për Edward Snowden

U prezantua sot në Festivalin e 11 Ndërkombëtar të Filmit në Romë, filmi “Snowden” i regjisorit të njohur Oliver Stone.

Skenari i këtij filmi bazohet në librin me të njëjtin titull shkruar nga gazetari i  “Guardian” Luke Harding, një best seller me mbi 500 mijë kopje të shitura në SHBA.

Filmi Snowden i Oliver Stone rrëfen historinë e njeriut më të kërkuar të momentit, Edward Snowden, i cili më vitin 2013 së bashku me një grup gazetarësh  shpërndan online një sërë dokumentesh sekrete të shërbimeve të inteligjencës amerikane të mbledhura nga ai në kohën kur punonte për Agjensinë e Sigurisë Kombëtre NSA.

Këto dokumente zbulojnë në dimensione të mëdha operacione të mbikëqyrjes elektronike të kryera nga qeveritë e vendeve si SHBA e Britania e Madhe të cilat kontrollonin aktivitetin telefonik e internetin e përdorur nga miliona persona në botë. Edward Snowden akuzohet nga SHBA për spiunazh e në bazë të një ligji të vendosur qysh para Luftës së dytë Botërore rrezikon disa vite burgim.

Prej vitit 2013 Edward Snoweden gjendet në Rusi ku ka kërkuar dhe azil në pritje të një rrugëzgjidhjeje të çështjes së tij.

Amnesty International është një nga organizatat e përgjuara nga shërbimet e inteligjencës amerikane e njëkohësisht dhe një mbështetëse zyrtare të këtij filmi. Për Amnesty International, Edëuard Snoweden është një mbrojtës i të drejtave të njeriut e kontribuues në lindjen e një lëvizje globale që respekton privatësinë e individit në epokën e dixhitalizmit.

Gjatë Konferencës për shtyp të mbajtur sot në Festivalin e Filmit në Romë, regjisori , fitues i dy çmimeve Oskar Oliver Stone, deklaroi se i është dashur të takohet 9 herë me Edward Stone para se të vendos realizmin e këtij filmi. “Doja të kuptoja,  se çka bërë vendi im, kë ka përgjuar e përse”, tha ai. Ky film është mjaft kompleks ashtu siç komplekse dhe vetë kjo histori.”

Libri “SNOËDEN” i gazetarit Luke Harding do të dalë në të gjitha libraritë evropiane më datë 17 nëntor, Ky libër është publikuar nga shtëpia botuese Newton Compton.-Ora News

 

SHKARKO APP