18 kontakte të pazbuluara me Rusinë gjatë fushatës së Trump

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se këshilltarë të fushatës zgjedhore të presidentit amerikan, Donald Trump, kanë qenë në kontakt me zyrtarët rusë dhe të tjerë në Kremlin në së paku 18 thirrje dhe mesazhe elektronike, gjatë shtatë muajve të fundit të garës presidenciale më 2016.

Duke cituar zyrtarë dhe ish-zyrtarë amerikanë, Reuters tha se shkëmbimet janë pjesë e materialit që po shqyrtohet nga hetuesit që hetojnë ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhje dhe marrëveshjet e mundshme midis Moskës dhe fushatës së Trumpit.

Gjashtë nga kontaktet e pazbuluara më parë, kanë qenë thirrje telefonike midis ambasadorit rus në SHBA, Sergei Kislyak, dhe këshilltarëve të Trumpit, përfshirë ish-këshilltarin për siguri kombëtare, Michael Flynn, raportoi Reuters. FBI dhe Kongresi janë duke bërë hetime të ndara të akuzave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 17 maj, ish-drejtori i FBI-së, Robert Muller është emëruar këshilltar i posaçëm për mbikëqyrjen e hetimeve të agjencisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?