18 muaj për vaksinën? Gates: Paratë nuk janë problem

Bota është me sytë tek shkenca për gjetjen e kurës që do të luftojë Covid-19. Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates mendon se mund të duhen rreth 18 muaj për të arritur në krijimin e një vaksine kundër koronavirusit dhe paratë për këtë çështje nuk duhet të jenë problem.

Biznesmeni 64 vjeçar nënvizon se për shkak të mungesës së përgatitjes globale për pandeminë, do të nevojitet kohë për të krijuar një një medikament që do të funksionojë. Ai paralajmëron se për një periudhë kohore 18 mujore shumë protokolle do të anashkalohen pasi do të ketë më pak teste të sigurta seç ka normalisht.

Gates premtoi se paratë nuk do të jenë një pengesë për arritjen e vaksinës dhe u shpreh se do të vazhdonte të nënshkruante çeqe për këtë qëllim më shpejt se çdo qeveri.

SHKARKO APP