2 ilaçet që po përdor Britania/Mikrobiologia shqiptare: Jo të aprovuara por…

Çdo shtet ndjek protokollet e vendosura nga OBSH-ja por trajtimin e të prekurëve me Covid-19 e bëjnë sipas mënyrës së tyre. Detina Zalli, mikrobiologe dhe njëkohësisht pedagoge senior në Universitetin e Oksfordit, në një lidhje për “Euronews”, tha se dy mendikamentet që po përdoren aktualisht në Britaninë e Madhe për të trajtuar të sëmurët me COVID-19 janë hidrololina, medikamenti që përdoret për trajtimin e malarjes dhe azitromicina, një antibiotik që kuron bakteriet.

Ilaçet nuk janë të aprovuara por për të në situatën kur njohuritë rreth këtij virusit nuk janë të duhurat, është e vetmja mënyrë për të dalë nga situata. Sipas saj, izolimi në Britaninë e Madhe pritet të zgjasë të paktën 3 muaj, pasi izolimi është e vetmja armë që kemi kundër virusit.

Nga ana tjetër, Zalli u shpreh e keqardhur që publikut i jepet informacion i përzierë sa i përket përdorimit ose jo të maskave, ndërsa theksoi se përdorimi i tyre është i domosdoshëm. “Maskat janë të domosdoshme, studimet kanë treguar se ata që mbajnë janë në një rrezik 5 herë më të reduktuar. Kjo s’do të thotë se nuk do të kapesh nga virusi”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?