“2-mujori i ardhshëm është shumë kritik”, kryeministri grek 2 mld euro për bizneset: Jemi në luftë me një armik të padukshëm!
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i jep një mesazh popullit grek, në këto ditë të vështira të koronavirusit, duke i thënë “Jemi në luftë me një armik të padukshëm, por jo të pamposhtur. Prioritet për ne të shpëtojmë jetë, të cvendosur paketa 2 miliardë euro për aktivitete prodhuese që kanë ulje të xhiros për shkak të situatës.
Mitsotakis është referuar në të gjitha masat mbrojtëse kundër përhapjes së Covid-19 si dhe masave ekonomike, ndërsa ka kërkuar nga biznesi të mos ketë asnjë pushim nga puna.
Së fundi, kryeministri grek ka pohuar se 2-mujori i ardhshëm është shumë kritik dhe ka theksuar se mbi të gjitha sot duhet të kemi përgjegjësi personale.
“Greqia do të dalë më e fortë nga kjo situatë”, ka theksuar Mitsotakis, që do të dërgojë mesazhin e tij për popullin grek çdo javë, në këtë fazë kritike kur Greqia, si dhe vendet e tjera, po izolohet dhe bllokon gjithçka gradualisht.