2 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 20 raste të reja në 24 orët e fundit
Bota E Premte, 11 Qershor 2021 15:17
Maqedonia e Veriut ka regjistruar 2 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Po ashtu 20 raste të reja ka pasur së fundmi, 5 prej të cilave në Kumanovë.
Lajmi i mirë është se ka 30 pacientë të shëruar, ndërkohë që 425 persona vijojnë të jenë raste active me COVID-19.
Në total nga fillimi i pandemisë Maqedonia e Veriut shënon 155 mijë e 507 raste dhe 149 mijë e 612 të shëruar, shtuar dhe 5 mijë e 470 viktima.