2 vjet nga zjarri në Notre Dame, katedralja mund të rihapet në 2024

Presidenti francez, Emanuel Macron inspektoi punimet rinovuese në katedralen e Notre Dame në Paris, dy vite pasi një zjarr shkatërrues dëmtoi monumentin 850-vjeçar. Nga çatia e godinës simbol, tanimë e mbushur me skela, kreu i Elizesë u shpreh i impresionuar për punën e bërë duke falenderuar të gjithë ata që po kontribuojnë në ringritjen e katedrales.

“Jemi të impresionuar nga ajo që po shohim, me punën e bërë në dy vite. Mendoj se të gjithë këtu e kujtojnë se ku ishim dy vite më parë, emocionin e të gjithë Katolikëve, Parizienëve dhe popullit francez”, u shpreh ai.

Zjarri i cili shpërtheu pasditen e 15 prillit të vitit 2019 mbajti me frymën pezull vendin dhe qytetarët rreth botës. Miliona vetë ndoqën live, teksa kulla karakteristike me majë e monumentit ikonë, shkrumbohej nga flakët.

Restaurimi i strukturës gotike, simbol i rezistencës dhe mbijetesës për shumë francezë, u vlerësua në shifrën e 7 miliardë eurove. 830 milionë sipas autoriteve, ishin grumbulluar përmes donacioneve. Macron shpreson që monumenti të rihapet për publikun në prill të 2024-s, në kohë për lojërat olimpike verore qe do të mbahen në Paris.

SHKARKO APP