20 refugjatë me Covid-19 në Greqi, kampi vendoset në karantinë
Kampi Ritsona i refugjatëve në Greqi është vendosur në dy javë karantinë pasi prej tyre rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit.
Njoftimin e dha Ministria e Migracionit në vend.
Kampi, në veri-lindje të Athinës, është ‘shtëpia’ e më shumë se 2,000 refugjatëve.
Sipas ministrisë, 63 persona në kamp janë testuar dhe 20 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.
Testimi u krye kur një grua në kamp u konfirmua seishte infektuar me Covid-19, pasi lindi në një spital të Athinës të Dielën. Mbetet e paqartë se si ajo u infektua.
Sipas rregullave të reja të karantinës, askush nuk do të lejohet brenda ose jashtë kampit për dy javët e ardhshme.