20 të vdekur dhe 17 të zhdukur nga zjarret, temperatura 46 gradë celsius
Australia prej disa javësh është pushtuar dhe po vuan nga zjarret masive. Zonat më të prekura janë ato në në Uellsin e Ri Jugor dhe Victoria. Autoritetet kanë deklaruar se veç 20 personave që kanë humbur jetën, 17 të tjerë rezultojnë të zhdukur teksa dhe është djegur një sipërfaqe pyjore prej 5 milion hektarësh.
Tymi nga zjarret e mëdha në Australi ka shkuar deri në Zelandën e Re, 2 mijë km larg, duke e kthyer qiellin në ngjyrë të verdhë të mjegullt.
Sipas të dhënave meteorologjike, dita e sotme parashikohet të jetë një ditë ferri, duke qenë se temperatura pritet të shkojë në 46 gradë.
Mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre, ndërkohë që vendi ndodhet në prag të një krize humanitare, duke qenë se komunitetet e largëta kanë mbetur të shkëputura nga ndihma mjekësore, burimet e ujit janë të kufizuara dhe furnizimet e ushqimit dhe karburantit janë të vështira.