20-vjeçarja elitës në Davos: Do lejonit t’ju ngacmonin vajzat apo gratë tuaja?
Malala Yousafzai, aktiviste për të drejtat dhe fituesja më e re në botë e çmimit Nobel foli në Forumin Ekonomik Botëror në Davos në lidhje me rëndësinë e të drejtave të barabarta të grave në arsim dhe punë.
20-vjeçarja shpjegoi se si arsimi luan rol kyç në përmirësimin e jetës dhe të barazisë mes gjinive.
Me një fjalim prekës Yousafzai tha: ”Jam shumë e zhgënjyer se njerëzit me pozita të larta flasin hapur kundër grave, nuk i pranojnë gratë si të barabarta, dhe i ngacmojnë. Është tronditëse të mendosh se kjo po ndodh gati çdo ditë, në çdo vend të botës. Unë shpresoj që gratë të ngrihen dhe të flasin kundër. Shpresoj që njerëzit që janë të përfshirë në gjëra të tilla të turpshme të mendojnë për vajzat e tyre, nënat e tyre, gratë e tyre dhe të imagjinojnë nëse do iu ndodhte një gjë e tillë. A do e lejonin ata? Nuk mendoj se po”,-tha ajo.
KOHA JONË SONDAZH

