200 lëkundje tërmeti, të plagosur dhe panik tek banorët

Turqia është duke përjetuar një stuhi tërmetesh gjatë 24 orëve të fundit, e cila kulmoi me një lëkundje të fortë 5.6 të shkallës Richter. Nga goditja fillestare, mësohet se rreth 200 lëkundje të tjera kanë tronditur vendin duke shkaktuar panik tek banorët.

Katër persona kanë përfunduar në spital në Manisa, ndërkohë që nuk raportohet për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas autoriteteve turke të Sizmologjisë, një tërmet me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter ndodhi dje në rrethin Akhisar të Manisa-s në 22:22 me orë lokale. Pastaj, në orët e mëngjesit, dy tërmete radhazi me magnituda 3.8 dhe 4.5 u shënuan në rrethin Akyurt të Ankarasë. Në total, raportohet për më shumë se 200 pasgoditje.

SHKARKO APP