2020-a në Francë, viti më vdekjeprurës që nga Lufta e Dytë Botërore

Franca ka regjistruar më shumë se 60,000 vdekje nga Covid-19, duke e shndërruar kështu 2020-ën në vitin më vdekjeprurës të vendit që nga Lufta e Dytë Botërore.

Shifrat e botuara të premten nga ”Shëndeti Publik i Francës”, treguan se vendi ka regjistruar zyrtarisht 60,229 vdekje, ndaj autoritetet shëndetësore janë të shqetësuara për një rifillim të epidemisë, menjëherë përpara festave të fundvitit, shkruan Euronews.

Vendi gjithashtu tejkaloi numrin rekord të vdekjeve për një vit kalendarik më 7 dhjetor, tha të premten Instituti Kombëtar i Statistikave në Francë.

Rekordi i mëparshëm, i vendosur në vitin 2019, ishte 613,243, një rezultat i një popullsie në rritje dhe plakjes. Por kjo u tejkalua më 7 dhjetor, me 617,197 vdekje të regjistruara midis asaj kohe dhe fillimit të vitit, tregoi faqja e internetit e INSEE.

SHKARKO APP