206 të infektuar me COVID 19 në Kroaci, qeveria vendos shtretër të spitaleve në stadiumin e Zagrebit

78 raste të reja janë konfirmuar këtë të shtunë në Kraci duke e çuar në 206 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me koronavirus.

Ndërkohë qeveria kroate në kuadër të masave të marra për përballimin e situatës nga koronavirusi ka filluar vendosjen e shtretërve në stadiumin e Zagrebit.

Sipas autoriteve në Kroaci aty pritet të vendosen pacientët që nuk janë në gjendje serioze dhe të cilët janë duke u trajtuar në spitale lokale. Kjo masë do të merret me qëllim që të lirohen më shumë vende në spitale për personat e infektuar me virusin Covid-19.

Këta shtretër po vendosen nga pjesëtarët e mbrojtjes civile, bëri të ditur Autoriteti Kombëtar i Mbrojtjes Civile përmes një deklarate.

Së fundi, në Kroaci u konfirmuan tetë raste të reja të infektimit me koronavirus, duke e çuar në 113 shiftën e përgjithshme të të infektuarve në ish-republikën jugosllave.

SHKARKO APP