22 ditë lufte, 90 për qind e Mariupolit e shkatërruar

Prej 22 ditësh, Rusia vijon të sulmojë Ukrainë ku çdo ditë shënohen viktima, ndërsa bombardimet rreth qyteteve ukrainase vijojnë pa shenja paqeje. Edhe këtë mëngjes, forcat ruse goditën një tjetër pallat të banuar. Sipas Mbretërisë së Bashkuar, pushtimi i Rusisë po ngec në të gjitha frontet.

Autoritetet në Mariupol thonë se rreth 30,000 ukrainas janë larguar nga qyteti deri më tani, sipas Reuters. Sipas tyre, 350,000 janë ende të strehuar në qytet, i cili është rrethuar nga forcat ruse dhe është përballur me shpërthime të mëdha.

”Reuters” raporton radhë të gjata makinash që shkojnë në veri nga Mariupol, disa me shenja në xhamin e përparmë me fjalën “fëmijë” të shkruar në rusisht si sinjal që rusët të mos sulmojnë.

SHKARKO APP