22 të vdekur dhe 16 persona në gjendje të rëndë në Turqi, konsumuan alkool të falsifikuar
22 persona humbën jetën dhe 16 të tjera janë në gjendje të rëndë në Stamboll për shkak se konsumuan pije alkoolike të falsifikuara, raporton “Milliyet“.
Policia lokale bën me dije se gjithçka ka ndodhur përgjatë periudhës 16 nëntor – 16 dhjetor ku në disa markete janë blerë sasi alkooli të prodhuar në kushte primitive dhe me lëndë të dëmshme, të cilat kanë shkaktuar tragjedinë në fjalë.
Fill pas njoftimi nga spitalet për rritjen e numrit të të vdekurve nga pijet alkoolike të falsifikuara, policia intensifikoi masat duke bllokuar 27 ton pije alkoolike të dëmshme.
Turqia njihet për prodhimin e pijeve alkoolike nëpërmjet lëndëve të dëmshme, të cilat shkaktojnë qindra të vdekur çdo vit.
Gjithçka ndodh për shkak të taksave të larta për alkoolin, gjë që ka rritur ndjeshëm çmimet e këtij produkti.
Përveç çmimeve të larta, kjo ka nxitur edhe prodhuesit primitivë që të ndërmarrin hapa të rrezikshëm në furnizimin e tregut me pije alkoolike helmuese.