22-vjeçarja që shkruajti vetë historinë në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden. E gjithë bota po flet për Amanda Gorman

Një nga detajet e inagurimit të Joe Biden si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është edhe një 22-vjeçare që ka shkruar vetë historinë me pjesëmarrjen e saj dhe tashmë është në qendër të vëmendjes në të gjithë botën. Amanda Gorman, poetja 22-vjeçare është njohur për poezitë e saj për raste historike, por dje ajo ka nënshkruar vetë historinë.

Gorman u bë poetja më e re e njohur pjesëmarrëse në ceremoninë kur ajo interpretoi në Inaugurimin e 59 Presidencial. Ajo recitoi kompozimin e saj origjinal, “The Hill We Climb”, në Kapitol përpara Presidentit të zgjedhur Joe Biden, Zëvendës Presidentes Kamala Harris dhe gjithë kombit.

Ajo është një model frymëzimi për shumë të tjerë, pasi në vitet e para kishte pasur probleme në të folur dhe për këtë arsye e kishte përdorur poezinë si mjet shpëtimi. 22-vjeçarja tha se hulumtoi fjalimet e Abraham Lincoln dhe Dr. Martin Luther King, Jr në kohën që shkrujati poezinë e inagurimit. Megjithatë e reja, theksoi se trazirat e 6 janarit bënë që poezia të marrë këtë formë.

”Ne, pasardhësit e një vendi dhe një kohe kur një vajzë e zezë e dobët , e cila rrjedh nga skllevërit dhe është e rritur nga një nënë e vetme mund të ëndërrojë të bëhet presidente dhe e gjen veten duke recituar për një”. Në Ditën e Përurimit, Gorman e bëri të vërtetën e saj të dëgjohet në shkallët e Kongresit amerikan por edhe në të gjithë botën.

SHKARKO APP