225 të infektuar/ Kthehen shifrat e larta në Maqedoninë e Veriut

225 të infektuar me koronavirus, në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, është hera e dytë kjo që kalohet mbi 220. Kësaj radhe nga 1694 të testuar. Ministria e Shëndetësisë, gjithashtu ka njoftuar për 6 pacientë të vdekur.

Rastet e reja janë regjistruar në Shkup-96, Kumanovë-8, Shtip-7, Prilep-8, Tetovë-15, Strugë-3, Veles-5, Manastir-8, Ohër-2, Kavadar-6, Gostivar-2, Gjevgjeli-1, Strumicë- 11, Kriva Pallankë-7, Radovish-1, Koçani-17, Pehçevë-1, Berovë-10, Valandovë-3, Vinicë-1, Delçevë-2, Kratovë-1, Shën Nikollë-6, Kërçovë-4.

SHKARKO APP