22,865 raste me Covid-19 dhe 339 viktima në Itali në 24 orët e fundit
Bota E Enjte, 4 Mars 2021 19:05
Ministria e Shëndetësisë në Itali bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 339 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 98,974 që nga fillimi i pandemisë.
Autoritetet shëndetësore gjithashtu njoftuan se nga 339,635 testime të realizuara, 22,865 persona rezultuan pozitivë.
Sakaq Lombardia vijon të jetë rajoni me më shumë infeksione, duke shënuar në 24 orët e fundit 5,147 të prekur dhe 59 viktima.