“23 ditë pushim për Bajram”
Besimtarët myslimanë, këtë të dielë të 25 qershorit, pas një muaj agjërimi dhe sakrifice, presin Fiter Bajramin. Ndonëse në Shqipëri është vetëm e Hëna pushim, në botë nuk ndodh këtshtu. Mbreti i Arabisë Saudite ka zgjatur pushimet zyrtare për festën e Bajramit në plot 23 ditë.
Agjencia turke e lajmeve “Anadolu”, e cila citon median saudite, ku shkruan se: “Pushimi për Bajramin e Ramazanit nisi me 16 qershor dhe do të përfundonte pas 11 ditësh sipas udhëzimit të Ministrisë së Punës, por Mbreti Salman ka urdhëruar që pushimet të zgjaten edhe me 12 ditë të tjera”.
Dita e punës pas pushimit 23 ditor të Bajramit për shërbyesit civilë dhe personelin, i cili vepron në institucionet ushtarake, do të fillojë më 9 korrik, ditën e diel.
Arabët bëjnë pushime të gjata vetëm mes rastin e festave të Bajrameve dhe një ditë tjetër mes rastin e Ditës Kombëtare, më 23 shtator.
KOHA JONË SONDAZH

