2,383 raste të reja dhe 41 viktima regjistrohen në 24 orët e fundit nga Covid-19 në Greqi
Ditën e sotme në Greqi janë regjistrua 2,383 raste me Covid-19, ndërsa 41 qytetarë e kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.
Me shtimin e shifrave të ditës së sotme në Greqi, që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar në total 866 viktima, ndërkohë numri në total i të prekurve nga sëmundja vdekjeprurëse ka shkuar në 60,570 të tjerë.
Ndërkohë që prej fillimit të emergjencës shëndetësore deri më tani janë shënuar të 9,989 infektuar sakaq 263 qytetarë grekë janë në gjendje intensive.