24 korrik, raundi i parë – Britania dhe SHBA do të nisin bisedimet për tregtinë

Britania e Madhe nuk do të duhet të negociojë vetëm me Bashkimin Europian për Brexit, por edhe me thuajse të gjitha vendet e botës që kanë një marrëveshje tregtie me Bashkimin Europian.

Në momentin që Britania do të dalë nga Bashkimi Europian, marrëveshjet e tregtisë së lirë mes vendeve të tjera të botës dhe unionit do të jenë të pavlefshme për Mbretërinë.

Për këtë arsye, një ndër marrëveshjet më të vështira për t`u arritur është edhe ajo mes Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situatën e vështirëson së tepërmi proteksionizmi i Donald Trump. Presidenti amerikan njihet për qasjen e tij ndaj këtyre marrëveshjeve dhe madje ka vepruar duke anuluar disa prej tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithçka do të nisë më 24 Korrik, kur Washingtoni dhe Londra do të ulen për herë të parë në tryezën e bisedimeve.

Gjithsesi, deri në Mars të vitit 2019, Britania do të jetë formalisht pjesë e Bashkimit Europian, dhe deri në këtë datë nuk mund të nënshkruajë asnjë marrëveshje tregtie me vlerë ligjore. Mundet vetëm që t`i përgatisë ato për t`i ratifikuar pas Marsit të 2019-ës.

/SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?