24 shtete abstenuan rezolutën për anëtarësimin e Palestinës në OKB, mes tyre është dhe Shqipëria

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë që njeh Palestinën si të kualifikuar për t’u bërë anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara dhe rekomandon që Këshilli i Sigurimit “të rishqyrtojë çështjen në mënyrë të favorshme”.

Italia abstenoi në rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që njeh Palestinën si të kualifikuar për t’u bërë anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara.

Abstenimet e tjera janë Shqipëria, Bullgaria, Austria, Kanadaja, Kroacia, Fixhi, Finlanda, Gjeorgjia, Gjermania, Letonia, Lituania, Ishulli Marshall, Hollanda, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Paraguaj, Rumania, Vanuatu, Malavi, Principata e Monakos, Ukrainë, Britania e Madhe, Suedia dhe Zvicra. Ndërsa nëntë vendet që votuan kundër janë SHBA, Izraeli, Palau, Nauru, Mikronezia, Papua Guinea e Re, Hungaria, Argjentina dhe Republika Çeke.

SHKARKO APP