24 viktima nga Covid në Maqedoni, shifra të larta të infektuarish ditorë
Shifrat e larta me Covid nuk kanë të ndaluar në Maqedoninë e Veriut. Gjatë 24 orëve të fundit nga 2.553 testime dhe janë regjistruar 1.112 raste të reja me koronavirus dhe kanë humbur jetën 24 pacientë.
Rastet e fundit janë konfirmuar 321 janë në Shkup, Kumanovë 69, Dibër 10, Shtip 38, Prilep 77, Tetovë 79, Strugë dhe Veles 44, Manastir 65, Ohër 36, Kavadar 26, Gostivar 60, Gjevgjeli 19, Strumicë 35, Kërçvë 12 dhe qytete tjera.
Ndërsa viktimat që kanë humbur jetën janë, 4 nga Shkupi, një nga Kumanva, një nga Shtipi, tre nga Prilepi, dy nga Tetova, dy nga Velesi, 5 nga Manastiri, një nga Ohri, një nga Kriva Pallankë, një nga Krusheva, një nga Koçani, një nga Makedonski Brod dhe një nga Vinica.
Gjatë orëve të fundit kanë fituar betejën me këtë sëmundje 709 pacientë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë infektuar me Covid 20.866 persona.