250 shtetas të huaj dhe 2 palestinezë të plagosur largohen nga Gaza përmes kalimit Rafah
Burimet për CNN bëjn me dije se 250 shtetas të huaj kanë mbërritur në Egjipt pasi u larguan nga Gaza përmes vendkalimit Rafah të premten. Në mesin e tyre ishin edhe dy palestinezëve të plagosur të cilëve iu lejua gjithashtu hyrja në Egjipt
Gjithashtu mësohet se më shumë se 20 kamionë ndihma hynë në Rripin e Gazës të premten, duke transportuar furnizime thelbësore, duke përfshirë ushqim, ujë, pajisje mjekësore, ilaçe dhe sende të tjera ndihmash.
Përpara shpërthimit të luftës Izrael-Hamas, rreth 455 kamionë hynin në Gaza çdo ditë me furnizime ndihme, sipas Kombeve të Bashkuara.
E vendosur në Sinain verior të Egjiptit, vendkalimi Rafah është i vetmi vendkalim kufitar midis Gazës dhe Egjiptit. Ajo bie përgjatë një gardhi 8 milje (12.8 kilometra) që ndan Gazën nga shkretëtira e Sinait.
Kalimi është parë si shpresa e fundit për banorët e Gazës për t’u shpëtuar ndërsa bombat e Izraelit bien mbi brez.