258 viktima nga Covid-19, ulen rastet e reja në Itali
Si në Shqipëri, edhe në Itali ulen ndjeshëm rastet e reja me Covid-19. Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 7,351 raste të reja me koronavirus, një ulje e ndjeshme krahasuar me mbi 11 mijë raste që ishin një ditë më parë.
Rastet e reja vinë nga 179,278 testime. Autoritetet e shëndetit gjithashtu kanë raportuar 258 vdekje, për një total prej 93,835 viktimash që nga nisja e pandemisë.
Për shkak të variantit të ri të koronavirusit, Italia vijon të jetë nën masa të rrepta sigurie. Kështu kalimi nga një rajon në tjetrin mbetet i ndaluar deri më 25 shkurt, ndërkohë që rajone si Toskana, Abruzzo dhe Liguria, kalojnë në “zona portokalli”, me masa më të kufizuara, që parashikon ndër të tjerat mbylljen e restoranteve.