26 gra të vdekura në anijen me refugjatë
Masakër njerëzore po përjetojnë prej dy vitesh refugjatët, ku në rrugës detare për të shkuar drej lirisë, ata janë përballur me vdekjen. Në Itali, Prokurorët kanë nisur hetimet për vdekjen e 26 grave nigeriane, shumica adoleshente. Trupat e të cilave u rekuperuan në det në operacione të ndryshme shpëtimi. Dyshohet se ato mund të jenë abuzuar seksualisht dhe më pas të jenë vrarë nga trafikantët në përpjekje për të kaluar Mesdheun, për të arritur në Europë.
Pesë emigrantë po merren në pyetje lidhur me këtë çështje në portin e qytetit jugor të Salernos. Një anije spanjolle, “Cantabria”, u ankorua atje me 375 emigrantë në bord, mes të cilëve edhe gratë e vdekura, pas disa përpjekjeve për t’i shpëtuar.
Të paktën 23 prej tyre dyshohet se po udhëtonin në një gomone me 64 persona të tjerë në bord. Mediat italiane bëjnë me dije se, trupat e të ndjerave po mbahen në një dhomë-frigorifer në bordin e anijes dhe shtojnë se shumica e tyre ishin të moshave nga 14 në 18 vjeç.
Pjesa dërrmuese e 375 të mbijetuarve që mbërritën në Salerno ishin nga Afrika nën-Sahariane, pra nga Nigeria, Senegali, Gana, Gambia dhe Sudani. Mes tyre ishin edhe 90 gra, nga të cilat 8 shtatëzënë; si dhe 52 fëmijë. Gjithashtu, në anije ndodheshin edhe disa shtetas libianë.
KOHA JONË SONDAZH

