29 mjekë dhe infermierë preken për dy ditë nga virusi britanik i Covid-19
Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk ka raste të reja dhe viktima të konfirmuara me virusin britanik, por se nuk përjashtohet mundësia që ai është i pranishëm në Maqedoninë e Veriut. Laboratori i Akademisë maqedonase të Shkencave është duke vërtetuar nëse ekipi mjekësor i Klinikës për Nefrologji është prekur nga virusi britanik.
Autoritetet nuk përjashtojnë këtë mundësi për shkak se 29 punonjësit shëndetësor janë prekur për një periudhë të shkurtër kohore edhe pse nuk kanë punuar në Covid-qendrën, por në të ashtuquajturën “Zonë e Gjelbërt” të Klinikës.
Në mesin e 29 të infektuarve ka mjekë, infermierë dhe punonjës të administratës. Situata e tyre është e mirë dhe kanë vetëm simptome të lehta. Virusi është i paparashikueshëm dhe se është ndezur alarmi pasi epidemiologët morën vendimin që të alarmohet qendra hulumtuese për inxhinierik gjenetik. Në Maqedoninë e Veriut, gjatë janarit u zbulua rasti i parë me virusin britanik.