3.000 vdekje në ditë? Trump hedh poshtë raportin qeveritar

Presidenti amerikan, Donald Trump i tha gazetarëve që udhëtojnë me të drejt Arizonas, se një raport qeveritar, i cili parashikon 3,000 vdekje brenda ditës nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara, nuk është i vërtetë.

“Ai raport nuk është lehtësues, dhe tek ne gjendja po lehtësohet”, tha ai duke iu referuar një dokumenti të Agjencisë Federale për Menaxhimin e Emergjencave. Presidenti i doli në mbrojtje edhe guvernatorëve shtetërorë që kanë nisur të lehtësojnë masat, duke thënë se banorët e këtyre shteteve, janë duke respektuar distancën fizike dhe masa te tjera të lidhura me virusin.

Trump shtoi se vazhdimi i izolimit mund të marrë edhe jetë njerëzish, përmes vetëvrasjeve apo abuzimit me lëndët narkotike. Kjo është një prej vizitave të para të realizuara prej tij jashtë Shtëpisë së Bardhë në më shumë se një muaj. Shërbimi Sekret mori masa sigurie shtesë për udhëtimin e presidentit në Arizona, një prej shteteve kyçe për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi i ri me mbi 1 milion te infektuar dhe rreth 70.000 të vdekur.

SHKARKO APP