3 ditë zi kombëtare, u vranë 89 ushtarë

3 ditë zie kombëtare ka shpallur qeveria e Nigerisë, që pas vrasjes së 89 ushtarëve në një bazën ushtarake. Sulmi ndodhi ditën e enjte kur militantë të armatosur rëndë sulmuan bazën ushtarake në Chinagodrar, në perëndimin e vendit, pranë kufirit me Malin, tha zëdhënësi i qeverisë, Abdourahame Zakari.

Gjithashtu, flamuri i Nigerit është ulur në gjysmë shtizë pas ngjarjes së rëndë. Prej kohësh, ushtria në Niger dhe në Mali është duke luftuar kundër një kryengritje të ashpër të militantëve xhihadistë.

Në nëntorin e vitit të kaluar, 13 ushtarë francezë u vranë gjatë një përplasje të armatosur ndaj xhihadistëve në Mali, ndërsa 50 ushtarë vendas u vranë në një tjetër sulm në verilindje të Malit po në muajin nëntor. Qeveria në Niger tha se forcat e sigurisë vranë 77 terroristë, ndërsa bën të ditur se militantët mbërritën në bazën ushtarake në kufirin me Malin me motorë dhe disa automjete të tjera.

SHKARKO APP