3 muaj gjendje emergjente, ja çfarë pritet të ndodhë në Turqi

Tërmetet shkatërruese në Turqi, shtynë bënë qeverinë që të shpalli 3 muaj gjendjen e jashtëzakonshme. Vendimi pritet të diskutohet në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë për 10 provincat e prekura. Çfarë pritet të sjellë gjendja e jashtëzakonshme që shpalli presidenti Recep Tayyip Erdoğan?

Dekretet që do të botohen në Fletoren Zyrtare dhe do t’i kalojnë Kuvendit për miratim përfshijnë paketat e ndihmës, vendstrehimet për personat e prekur nga tërmetet, menaxhimi i qendrave shëndetësore, transporti dhe lëvizja në zonat e rrezikuara. Erdogan njoftoi gjithashtu se provincat do të shpallen si “Zonat e fatkeqësive që ndikojnë në jetën e përgjithshme”.

Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe paraqitjes së pikave paraprake pritet që qeveria turke të nxjerrë dekretligje. Presidenti mund të nxjerrë një dekret presidencial për çështjet e nevojshme nga gjendja e jashtëzakonshme .

Si do të zbatohet gjendja e jashtëzakonshme në terren:

–Paketat mbështetëse do të aktivizohen për të minimizuar ndikimin e tërmetit.
–Do të plotësohen nevojat për strehimore për viktimat e tërmetit.
–Zona të tilla si sallat sportive, zonat e akomodimit dhe kampet mund të ndahen për viktimat e tërmetit.
–Konviktet që lidhen me institucionet arsimore publike dhe private mund të përdoren për viktimat e tërmetit.

Shërbimet shëndetësore do të kenë përparësi:

–Për viktimat e tërmetit do të ofrohen shërbime shëndetësore falas në spitalet private si spitalet shtetërore.
–Njësitë ushtarake në rajon mund të caktohen për ndihmë.
–Delegacionet teknike nga të gjitha krahinat do të caktohen për vlerësimin e dëmeve, nëse është e nevojshme.
–Të gjitha shpenzimet do të sigurohen kryesisht nga burimet dhe ndihmat publike.

Mund të bëhen rregullime për transport:

–Do të mund të parandalohet largimi i ushqimeve bazë nga rajoni.
–Për çdo familje të rajonit do të caktohen psikologë.
–Hyrja dhe daljet në zonën OHAL do të kufizohen.
–Vendbanimi mund të ndalohet në zona të caktuara.

SHKARKO APP