3 nga 6, formula e kandidatit Biden për të vulosur fitoren

Nga Eduard Zaloshnja

Mesatrja e sondazheve të ndryshme kombëtare tregon se kandidati Biden ka një epërsi prej 7.2% ndaj Presidentit Trump në votën popullore. (llogaritur nga RealClearPolitics:

https://www.realclearpolitics.com/epolls/2020/president/us/general_election_trump_vs_biden-6247.html ).

Sidoqoftë, presidenti në SHBA nuk përcaktohet nga vota popullore, por nga 538 elektorët e Kolegjit Elektoral (secili nga 50 shtetet përfaqësohet nga elektorë të vet, në përpjestim me banorët e çdo shteti).

Mesatarja e sondazheve lokale të shteteve të ndryshme tregon se gara reale do të përqëndrohet në 6 shtete: Pennsylvania, Michigan, Wisconsin, Florida, Arizona dhe North Carolina (edhe shpenzimet e fushatave rivale janë përqendruar kryesisht në këto 6 shtete).

Kandidatit Biden i mjafton të fitojë në TË PAKTËN 3 nga këto shtete që të sigurojë TË PAKTËN 270 elektorë në Kolegjin Elektoral me 538 elektorë. Në të gjashta këto shtete Presidenti Trump fitoi me epërsi fare të ngushtë më 2016, por sot kryeson kandidati Biden në të gjashta (llogaritur nga RealClearPolitics:

https://www.realclearpolitics.com/elections/trump-vs-biden-top-battleground-states/ )

Vetëm në tri nga këto shtete, epërsia e kandidatit Biden është e theksuar: në Wisconsin +6.6%, në Michigan +5.1%, dhe në Pennsylvania +4.3%.  Këto 3 shtete mund të bëhen edhe vulosësit e mandatit presidencial të kandidatit Biden, nëse humbet në Florida, Arizona e North Carolina.

SHKARKO APP