30-vjeçari ndërron jetë nga Covid-19, nuk besonte se ishte i vërtetë

Një i ri ka vdekur pasi mori pjesë në atë që njihet si ‘party Covid’, sepse mendonte se virusi ishte një shaka.

Pacienti rreth moshës 30 vjeç, emri i të cilit nuk është bërë publik, u sëmur rëndë para se të vdiste në Spitalin e Shëndetit Metodist në San Antonio, Texas.

Para se të vdiste, pacienti i tha infermieres së tij se kishte marrë pjesë në një ‘party Covid’.

Këto lloj tubimesh kanë filluar të ndodhin në një numër vendesh në të gjithë SHBA, pasi njerëzit rrezikojnë shëndetin e tyre për të parë nëse koronavirusi është i vërtetë apo jo.

Party-t mbahen nga dikush i diagnostikuar me Covid-19, dhe të tjerët mblidhen për të provuar nëse do të infektohen.

Megjithë provat marramendëse dhe numrin gjithnjë në rritje të rasteve të koronavirusit, i riu nuk pranoi të besonte se virusi ishte një kërcënim dhe në mënyrë aktive zgjodhi të merrte pjesë në festë.

SHKARKO APP