300 zjarre në Greqi në 24 orët e fundit, temperaturat mbi 40 gradë
300 vatra zjarri janë regjistruar në Greqi brenda 24 orëve të fundit. Temperaturat e larta mbi 40 gradë, era e fortë, por edhe zjarrëvënia e qëllimshme duket se janë faktorët e kombinuar bashkë që kanë ushqyer zjarret kryesisht në zonën e Atikës dhe ishujve të Egjeut.
Është dashur ndërhyrja e 100 zjarrëfikësve nga toka dhe avionëve dhe helikopterëve nga ajri për të bërë të mundur vënien e flakëve nën kontroll. Dy fshatra u evakuuan; dëmet llogariten në disa milionë euro, ndërsa banorët u përfshinë nga paniku.
Mbrojtja civile njoftoi banorët e Atikës,të Peloponëzit, Evias Kalkidhikisë dhe ishujve të Egjeut, të bëjnë kujdes pasi këto rajone janë në shkallën 4 të rrezikshmërisë për zjarre.