303 të vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Belgjikë, 3903 viktima në total
Bota E Hënë, 13 Prill 2020 12:47
Belgjika vazhdon të jetë një vend me mjaft raste të të infektuarve nga koronavirusi në Europë.
Vetëm në orët e fundit, në shtetin belg, janë shënuar 303 viktima nga Covid-19.
Gjithsej, për shkak të virusit, në Belgjikë janë regjistruar 3903 të vdekur.
Ndërkaq, numri total i të prekurve me koronavirus në këtë shtet europian është 30 589 vetë.
Ndërsa, në orët e fundit janë infektuar me Covid-19, 942 njerëz.