33 miliardë dollarë i kërkon Biden Kongresit për Ukrainën
Presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar Kongresit 33 miliardë dollarë shtesë për të ndihmuar Ukrainën për të zmbrapsur pushtimin rus.
Lajmi u konfirmua nga 2 zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë të cilët shpjeguan se 20 miliardë do të përdoren për të financuar furnizimet ushtarake për Ukrainën.
“Ne nuk po sulmojmë Rusinë, por po ndihmojmë Ukrainën të mbrohet. Për sa kohë që sulmet dhe mizoritë vazhdojnë, ne do të vazhdojmë ta ndihmojmë Kievin. Putin nuk do të ketë kurrë sukses në pushtimin e Ukrainës”.