331 viktima dhe mbi 32 mijë raste të reja nga Covid-19 në Itali

Italia vazhdon të regjistrojë një numër të lartë të viktimave si pasojë e Covid-19. Në 24 orët e fundit, në Itali kanë ndërruar jetë 331 persona.

Numri total i viktimave për shkak të virusit në shtetin fqinj ka shkuar në 41 394 njerëz. Në 24 orët e fundit janë infektuar 32.616 persona.

Sipas autoriteteve italiane janë shëruar 6.183 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 335,074.

Në Itali janë aktualisht 558,636 të infektuar aktivë. Me shifrat e sotme, numri total i infektimeve në Itali nga nisja e pandemisë shkon në 935,104, ndërsa ai i viktimave në 41,394.

SHKARKO APP