35 vdekje në 24 orë dhe 228 pacientë të intubuar/ Greqia në ankth nga Covid-19
1914 raste të reja dhe 35 viktima.
Ky është bilanci i Covid-19 në Greqi gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas autoriteteve helene, situata e rënduar paraqitet edhe në spitale ku 228 pacientë janë të intubuar.
“228 bashkëqytetarë po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 66 vjeç. 57 (25.0%) janë gra dhe pjesa tjetër burra.
88.2% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lartë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Nga nisja e pandemisë, Greqia regjistron 56,698 të infektuar dhe 784 viktima.