37 vjeçari që kërcënoi të vriste modelen e njohur dhe familjen e saj, kapet nga policia
Një burrë kishte që në dhjetor që ndiqte modelen e njohur.
TMZ raporton që 37 vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet, u kap nga policia jashtë apartamentit të Bella Hadid pasi ajo lajmëroi policinë për prezencën e tij.
Sipas TMZ, modelja 21 vjeçare e njohu personin teksa po shkonte në shtëpinë e saj e menjëherë bëri me dije autoritetet.
Ndjekësi 37 vjeçar kishte kërcënuar modelen duke i thënë që do të vriste atë dhe familjen e saj.
Tashmë që ka ndërhyrë policia, shpresojmë që Bella të jetë qetësuar e të mos ketë më eksperienca të tilla.
KOHA JONË SONDAZH




