381 milion dollarë borxh Turqisë – Autoritetet vlerësojnë dëmin tek turizmi nga kolapsi i Thomas Cook
Autoritetet në Turqi bënë të ditur se agjencia britanike e udhëtimeve, Thomas Cook, vlerësohet se i detyrohet sektorit të turizmit në vend më shumë se 350 milionë euro, duke shtuar se është e pamundur që kjo shumë të ripaguhet në terma afat-shkurtër dhe afat-mesëm.
Thomas Cook, agjencia më e vjetër e udhëtimeve në botë, falimentoi javën e kaluar, duke lënë më shumë se gjysmë milionë njerëz në të gjithë botën pa kthyer mbrapsht. Ministria e Turizmit në Turqi kishte deklaruar se po bashkëpunonte me Ministrinë e Financave, për të ofruar një paketë të kredive drejt bizneseve të ndikuara nga kolapsi i kompanisë britanike.
Këshilli i Turizmit, përfshirë anëtarë të Shoqatës Turke të Turizmit, thanë se bizneseve duhet t’i ofrohet një paketë e kredive shumë më e madhe se 50 milionë eurot e planifikuar nga Qeveria.
Autoritetet shtuan se kjo kredi duhet të ketë afat maturimi të gjatë, norma interesi të ulëta dhe një periudhë të faljes prej 3 vitesh. Sipas këshillit, bizneset e vogla duhet të kenë prioritet në dhënien e kredive.
SCAN