4 kushtet që Putin kërkon për tërheqjen nga Ukraina
Delegacioni rus dhe ai ukrainas ishin në tavolinën e përbashkët në Bjellorusi.
Gjatë një bisede telefonike me presidentin francez Macron, Putin është shprehur se marrëveshja me Kievin mund të arrihet pas çmilitarizimit dhe denazifikimit të Ukrainës si dhe kur ky vend të ketë një status neutral. Po ashtu, një tjetër kusht i presidentit rus Putin është njohja ndërkombëtare e Krimesë si territor rus.
Nga ana tjetër “Elysee” deklaron se Macron i kërkoi presidentit rus të ndalojë të gjitha operacionet dhe sulmet kundër civilëve, të ruajë infrastrukturën civile dhe të sigurojë rrugët kryesore.