4 politikat që SHBA mund të ndërmarrë për të nxitur ekonominë pas krizës së koronavirusit
Presidenti Donald Trump ka njoftuar se të martën në mbrëmje do të zbulojë një plan të madh për të zbutur goditjen financiare të koronavirus, i cili ka ngjallur shqetësime recesioni në ekonominë më të madhe në botë. Këto janë katër politikat që kreu i Shtëpisë së Bardhë mund të ndërmarrë:
- Leje e paguar për të gjithë të rrezikuarit nga virusi
- Shkurtimi i taksave që vendosen mbi pagën për një periudhë të caktuar kohore
- Dhënia e ndihmave financiare për kompanitë më të prekura nga virusi, sikurse kompanitë e transportit
- Dhënia e huave me interes të vogël për bizneset e vogla që e kërkojnë atë.
Megjithëse këto politika mund të ndihmojnë realisht ekonominë e SHBA dhe atë botërore, ato duhet të marrin mbështetje nga të dyja partitë dhe kongresi amerikan për t’u aplikuar.